“Paketa e Maleve” në Theth/ Debat në Këshillin Bashkiak Shkodër, opozita: Doni të grabisni tokat

“Paketa e Maleve” në zonën e Thethit ka sjellë debate të forta në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku këshilltarët e opozitës kanë ngritur kritika ndaj nismës.

Sipas tyre, kjo paketë prek 100% zona të mbrojtura dhe mund të sjellë konflikte të reja juridike në Theth, duke e cilësuar gjithashtu si një nismë antikushtetuese.

Opozita pretendon se qëllimi i kësaj pakete është shtetëzimi i tokave dhe më pas dhënia e tyre personave me interesa të lidhura me bashkinë.

Gjatë diskutimeve në këshill, përfaqësues të opozitës shprehën shqetësime për mënyrën e zbatimit të projektit dhe ndikimin që mund të ketë në pronësinë private dhe zhvillimin e zonës turistike të Thethit.

Vlen të rikujtohet se rreth 10 muaj më parë, qeveria ndërmori një aksion në zonën e Thethit, ku u prishën dhjetëra objekte në kulmin e sezonit turistik, duke sjellë reagime të shumta nga banorët dhe operatorët turistikë.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …