Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë nga avantazhet e mëdha që ofron urtësia artificiale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do të jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë nga avantazhet e mëdha që ofron urtësia artificiale.

Berisha: Edhe njëherë një falënderim të përzemërt dhe ju garantoj se do bëj përpjekje shumë serioze për përdorimin sa më të gjerë të urtësisë artificiale në shumë drejtime të veprimtarisë së PD, por duke ruajtur si objektiv më madhor urtësia artificiale në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Ne sot jemi një vend ku transparenca pothuaj nuk ekziston.

Jemi një vend ku mafia shtetërore dikton me forcë standardet e saj.

Jemi një vend ku investimet publike, paratë e qytetarëve kanë shkallën më të ulët në botë të eficencës së përdorimit sepse vidhen masivisht.

Jemi një vend i mbuluar nga falsiteti.

Qeveria shpall se investon 10 përqind të PBB, e vërteta është se ajo 10 përqind as 4 përqind nuk është.

Jemi një vend ku për fatin më të keq nga përdorimi mafioz i AKSHI-t është realizuar një batërdi e vërtetë më të dhënat e qytetarëve, me kadastrën e vendit.

Pra, sirenat e transparencës bien në të katër anët.

Ne kemi besim të plotë se duke qenë të bindur se asgjë nuk zëvendëson integritetin njerëzor, por se transparenca, rrezja e diellit është antidoti më i mirë, më i shkëlqyer për të mbrojtur ose për një qeverisje të përgjegjshme në interesin më të mirë të qytetarëve.

Qëndrimi ndaj teknologjisë do guxim.

Pra, ua thashë jo më kot ata dy shembuj. Kur ne aplikuam për herë të parë prokurimet dixhitale, ishin dhjetëra vende të tjera që mund ta bënin para nesh sepse ishin nivele shumë më të larta dixhitalizimi.

Do vullnet dhe ne do bëjmë gjithçka ta përdorim në funksion të një qeverisje të përgjegjshme.

Në funksion të një qeverisje transparente.

Në funksion të përshpejtimit të zhvillimit dhe të kapjes së kohës së humbur.

Janë vite të humbura kur sheh se edukimi dixhital është më i ulëti në rajon, ndërkohë që ne ishim të parët që vendosëm internetin në çdo shkollë në rajon.

Çfarë bënë? I vodhën të gjithë kompjuterët.

Gjetëm gjithsej 850 kompjuterë në të gjitha shkollat e Shqipërisë, vendosëm 25.600 kompjuterë në total dhe internetin me satelit.

Shkatërruan çdo gjë si barbarë dhe tani Armand Frangu fiton tenderin për të pajisur shkollat me kompjuterë dhe sjell kompjuterin me çmim tetë deri në 10 herë më të lartë se sa shitet ky kompjuter në dyqane në rrugët e Vjenës.

E kuptoni si e kanë shndërruar këta?

Inkurajohem nga angazhimi i Denisës se do bëjnë gjithçka për edukimin, për promovimin e saj në mënyrë që PD të jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë nga avantazhet e mëdha që ofron urtësia artificiale në të gjitha drejtimet.

Ju falënderoj shumë për praninë, për diskutimet dhe i uroj suksese departamentit të ri.

About Redaksia

Check Also

Garo prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI në PD: Bota po ndryshon me shpejtësi

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka prezantuar pasditen e sotme Departamentin e Inovacionit dhe AI, …