Garo prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI në PD: Bota po ndryshon me shpejtësi

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka prezantuar pasditen e sotme Departamentin e Inovacionit dhe AI, duke theksuar se kjo është një mënyrë e re e të menduarit për politikën, transparencën dhe marrëdhënien me qytetarët.

Garo tha se, Partia Demokratike beson se teknologjia duhet të jetë në shërbim të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies. Beson se lufta kundër korrupsionit, dezinformimit dhe abuzimit me pushtetin sot nuk fitohet vetëm me fjalë, por edhe me instrumente moderne, inteligjente dhe të verifikueshme.

Ajo theksoi se, ky departament do të fokusohet në komunikimin modern me qytetarët, luftën kundër dezinformimit, transparencën publike, përdorimin e AI për monitorimin e qeverisjes, si dhe ndërtimin e platformave të reja të pjesëmarrjes qytetare.

Garo: I nderuar Kryetar i PD Prof. Dr. Sali Berisha, të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur përfaqësues të medias,

Sot është një ditë e veçantë për Partinë Demokratike. Jo vetëm sepse prezantojmë një departament të ri, por sepse prezantojmë një mënyrë të re të të menduarit për politikën, transparencën dhe marrëdhënien me qytetarët.

Bota po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Inteligjenca artificiale, teknologjia, analiza e të dhënave dhe platformat digjitale po transformojnë ekonomitë, qeverisjet dhe shoqëritë moderne. Politika nuk mund të mbetet pas.

Partia Demokratike beson se teknologjia duhet të jetë në shërbim të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies. Beson se lufta kundër korrupsionit, dezinformimit dhe abuzimit me pushtetin sot nuk fitohet vetëm me fjalë, por edhe me instrumente moderne, inteligjente dhe të verifikueshme.

Pikërisht për këtë arsye, sot prezantojmë Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale — një strukturë moderne që synon të ndërtojë opozitën e shekullit XXI.

Ky departament do të fokusohet në komunikimin modern me qytetarët, luftën kundër dezinformimit, transparencën publike, përdorimin e AI për monitorimin e qeverisjes, si dhe ndërtimin e platformave të reja të pjesëmarrjes qytetare.

Dhe për ta drejtuar këtë projekt kemi zgjedhur një vajzë të re, të përgatitur dhe me vizion për të ardhmen.

Kam kënaqësinë t’ju prezantoj drejtuesen e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale të Partisë Demokratike, zonjën Denisa Kele.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë nga avantazhet e mëdha që ofron urtësia artificiale

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do të jetë partia e parë …