Nga Iva V.GRILLO
Sa herë është kohë “sihariqesh” apo mosmarrëveshjesh të mëdha, kryeministri i Shqipërisë ia mbath për ndonjë “takim pune” apo ndonjë “konferencë” diku…
Presioni dhe frika për vendimin mbi raportin IBAR duhet të jetë e madhe përderisa nuk po i zënë këmbët dhé duke u rrekur t’i tregojë botës (BE-së në këtë rast) që është “shumë i suksesshëm” dhe për të ka “kërkesë” të madhe…andej nga Azia.
Vendimi për raportin e IBAR u shty për disa ditë.
Me siguri vërdallosjet nëpër botë do të vazhdojnë derisa të merret vendimi nga vendet anëtare të BE-së… sepse një gjë është e qartë: ky kryeministër nuk ka pasur kurrë guximin apo integritetin për të përballuar situata presioni të brendshëm apo të jashtëm duke qëndruar me dinjitet në zyrën e krymeministrit.
Gjithnjë duke ia mbathur, gjithnjë në arrati…


Gazeta RD