Rama dhe ministri i tij nuk shkojnë për interpelancë në Kuvend! I shmangen llogaridhënies!

Ka nisur seanca e radhës plenare e Kuvendit. Në Rendin e ditës janë para shikuar disa interpelanca. Fillimisht parashikohen 2 interpelanca me kryeministrin Edi Rama, thirrur nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj.

Ndërkohë, edhe sot Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pasi ndodhet për vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Si gjithmonë ai do të jetë diku që të mos vijë të përballet me deputetë dhe me qytetarët shqiptarë për problematikat e shumta që ka vendi.

Dje lideri i opozitës Sali Berisha u kërkoi deputetëve të PD që të mos pranojnë delegimin e interpelanave, por ato të mbahen vetëm nga kryeministri Rama, që edhe sot mungon.

Më tej në Rendin e ditës parashikohej interpelancë me ministrin Lamallari e cila mësohet se u shty pasi edhe ky ministër i qeverisë nuk ndodhet në Kuvend. Edhe Lamallari paska angazhime shtetërore.

Pritet që këto interpelancat të zhvillohen në seancat e radhës së punimeve të Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos

Deputeti i PD, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali …