CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Balluku kusht për integrimin!

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin paraprak të EUCP-së, duke hapur rrugën për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj në Bruksel, e planifikuar të nisë në orën 19:00.

Sipas njoftimit, grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar.

Në rendin e diskutimeve do të jenë edhe kriteret ekonomike, që përfshijnë prokurimet publike, statistikat dhe mekanizmat e kontrollit financiar.

“Konferenca e 8-të e Anëtarësimit me Shqipërinë, 26 maj 2026

Pikat kryesore të rendit të ditës

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe Kapitullin 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar”,- thuhet në njoftim.

Ndërkohë kujtojmë se në raportin e publikuar një ditë më parë në media, BE ‘nxiu’ qeverinë Rama, duke theksuar se korrupsioni ka pushtuar hallkat më të larta të pushtetit. Sipas raportit, një nga kushtet kryesore që Shqipëria të integrohet duhet të luftojë korrupsionin, sidomos në nivele të larta, kujtojmë këtu rastin e Belinda Ballukut.

About Redaksia

Check Also

Boçi në Dibër: Reforma e vitit 2014 ishte partiake, jo administrative!

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën …