Fatmir MEDIU
Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të organizuar nga Gjeneral Zapanta në nder të Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau. Ishte një privilegj të isha ndër të ftuarit kryesor së bashku me miqtë e mi, Kongresmenët Pete Sessions dhe Keith
Gjatë takimeve dhe bisedave me Zëvendës Sekretarin Landau, diskutuam mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Shqipëri demokratike, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit. Ndava bindjen se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të vazhdojë të forcojë institucionet demokratike, të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm.
Në diskutimet me z Landau dhe Kongresmenët Sessions dhe Self u ndalëm gjithashtu te rëndësia e bashkëpunimit strategjik në Ballkan, ku shqiptarët kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua investimeve 5% simbas vensimit të Samitit në mbrojtje, jo thjesht si një detyrim financiar në kuadër të NATO-s, por si një investim strategjik në forcimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin ushtarak dhe rritjen e bashkëpunimit mes aleatëve. Këto investime janë thelbësore për të garantuar një deterrencë të besueshme ushtarake, stabilitet afatgjatë dhe një partneritet të qëndrueshëm politik e të sigurisë në rajonin problematik të Ballkanit dhe ndikimit keqdashës të Kinls dhe Rusisë.
Gazeta RD