Alolli: Angazhim maksimal nga demokratët, proces që forcon strukturimin e mëtejshëm të PD

Deputetja e PD në Qarkun e Korçës, Ledina Alolli tha se, referendumi për votëbesimin e kreut të PD, është një proces që forcon më tej strukturimin e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, pasi pa nga afër ecurinë e procesit të votimit në Korçë, Alolli tha se ka patur një angazhim maksimal nga demokratët për këtë proces.

“Është një ndër proceset më të rëndësishme dhe mendoj që demokratët, me këtë angazhim maksimal, japin edhe njëherë mbështetjen për Partinë Demokratike, për liderin e Partisë Demokratike, në mënyrë që Partia Demokratike të vazhdojë në rrugën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur për të gjithë shqiptarët në këto momente kaq të rëndësishme’, u shpreh deputetja demokrate.

Procesi po ecën mirë, normalisht, brenda të gjithë kuadrit ligjor dhe duke u bazuar tek statuti i Partisë Demokratike. Shihet një angazhim maksimal i të gjithë strukturës së Partisë Demokratike për t’u bërë pjesë e këtij procesi, që do të thotë çdo demokrat i Korçës, dhe jo vetëm në Korçë, por edhe në bashkitë e tjera, duan që me votën e vet zëri i tij të dëgjohet.

Është një ndër proceset më të rëndësishme dhe mendoj që demokratët, me këtë angazhim maksimal, japin edhe njëherë mbështetjen për Partinë Demokratike, për liderin e Partisë Demokratike, në mënyrë që Partia Demokratike të vazhdojë në rrugën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur për të gjithë shqiptarët në këto momente kaq të rëndësishme.

Deri tani jo, me sa jam në dijeni për degën Maliq, për degën Kolonjë, ndërkohë për degën Korçë, Pogradec dhe Devoll, nuk ka pasur problematika në listat e votuesve dhe ju e keni parë vetë që procesi ka qenë i qetë dhe po zhvillohet në mënyrë normale.

Uroj që angazhimi i demokratëve të jetë më i madh në orët në vijim, pasi ne e dimë që anëtarët e degës së Partisë Demokratike nuk janë vetëm ata që jetojnë në qytet, por edhe në komuna, që do të thotë i kanë ditët e ngarkuara, merren edhe me bujqësi, me blegtori. Sigurisht që shpresojmë që orët në vijim të sjellin një numër më të madh të demokratëve në këtë proces votimi.

Partia Demokratike është e demokratëve dhe shpresoj që ky të jetë një ndër proceset më të rëndësishme për forcimin dhe strukturimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike”, u shpreh Alolli.

About Redaksia

Check Also

Fisnik Qosja: Sali Berisha mban peshën dhe barrën kryesore të opozitarizmit në Shqipëri!

Procesi i votimit në referendumin e votëbesimit për kreun e PD, ka vijuar normalisht dhe …