Fisnik Qosja: Sali Berisha mban peshën dhe barrën kryesore të opozitarizmit në Shqipëri!

Procesi i votimit në referendumin e votëbesimit për kreun e PD, ka vijuar normalisht dhe me interes në qytetin e Kavajës, ku ka votuar edhe kryetari i Bashkisë, Fisnik Qosja.

Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Fisnik Qosja e cilësoi procesin e votimit, mjaft pozitive, me një pjesëmarrje të lartë dhe të kënaqshme.

Gjithashtu Qosja uroi edhe kandidatët në garën për kreun e PD Dega Kavajë, një proces riorganizimi në prag të lokaleve të 2027.

“Sapo votova për profesor doktor Sali Berishën, për konfirmimin e tij që i cili mban peshën dhe barrën kryesore të opozitarizmit në Shqipëri. Gjithashtu votova edhe për kandidatët, për kryetar të Partisë Demokratike dega Kavajë. Dega Kavajë po hap një proces riorganizimi për shkak të që jemi dhe afër zgjedhjeve lokale.

Kemi nevojë për një riorganizim, kemi nevojë për energji të reja, për një, për një gjë akoma dhe më të fuqishme, siç po vjen 2027-a. Kavaja e ka treguar me vepra, Kavaja e ka treguar me fakte. Do vazhdojë ta tregojë dhe do vazhdojë të rritë performancën si degë, pa diskutim.

Është dega e parë në Shqipëri që është krijuar, kështu që do mbajë peshën, barrën kryesore në zgjedhje dhe në rrugëtimin e Partisë Demokratike dhe rikthimin e saj në pushtet. Është një pjesëmarrje, vazhdon të jetë një pjesëmarrje shumë e mirë, e kënaqshme.

Njerëzit po vijnë, votojnë të lirshëm, qytetarët edhe demokratët po vazhdojnë të votojnë. Një pjesë do vijnë pasdite për shkak të edhe të angazhimeve të punëve. Kështu që po ecën një proces shumë normal, korrekt”, tha Qosja.

About Redaksia

Check Also

Alolli: Angazhim maksimal nga demokratët, proces që forcon strukturimin e mëtejshëm të PD

Deputetja e PD në Qarkun e Korçës, Ledina Alolli tha se, referendumi për votëbesimin e …