Topalli: Berisha rast unikal, mbështetja ndaj tij nuk u thye as nga sulmet, as nga izolimi!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli votoi në referendumin për votëbesim e kryetarit Sali Berisha në qendrën e votimit ngritur në selinë PD.

Ajo theksoi se përpjekjet për ta izoluar atë, heqja e emrit nga fleta e votimit apo edhe fillimi i fushatës nga arresti, kanë dështuar të thyejnë mbështetjen masive.

“Ka ndodhur një rast unikal. Është sulmuar në mënyrë të paprecedent. Është lobuar për ta shpallur non-grata. Ka pasur një izolim planetar sikur jo për herë të parë dhe ia ka dalë për t’u rikthyer përmes besimit të njerëzve.

Jeni dëshmitarë që në zgjedhje i kanë hequr vulën, ia kanë hequr emrin nga fleta e votimit, e kanë arrestuar dhe ka filluar fushatën nga arresti. Kur liderit i heq instrumentet më normalë politikë, ti ke kapërcyer kufijtë e politikës.

Dhe kur ai në këto kushte merr besimin e mbi gjysmë milion shqiptarëve, hyn në një territor tjetër që është territori i simbolikës. Dhe në territorin e simbolikës, ai nuk funksionon më me logjikën e establishmentit”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Alolli: Angazhim maksimal nga demokratët, proces që forcon strukturimin e mëtejshëm të PD

Deputetja e PD në Qarkun e Korçës, Ledina Alolli tha se, referendumi për votëbesimin e …