IDU uron Sali Berishën për rizgjedhjen në krye të PD: Do të luftojë për të siguruar që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e integrimit në BE
International Democracy Union (IDU) ka përgëzuar Prof. Dr. Sali Berisha për rizgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike.
Në një reagim zyrtar, IDU vlerëson rolin e Berishës në drejtimin e opozitës shqiptare, duke theksuar se nën udhëheqjen e tij Partia Demokratike do të vazhdojë të mbajë përgjegjëse qeverinë socialiste dhe të angazhohet për përmbushjen e kritereve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
‘Nën udhëheqjen e tij, Partia Demokratike e Shqipërisë do të vazhdojë të mbajë qeverinë socialiste nën llogaridhënie dhe të luftojë për të siguruar që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e integrimit në BE.’, shkruan IDU në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Gazeta RD