Prokurori italian: Grupet kriminale që operojnë në Shqipëri kanë kryer vrasje në Itali

SPAK dhe Prokuroria e Barit goditën grupin e Igli Kamberit që vepronte në Shqipëri dhe në Itali, ku janë sekuestrua 1 mln euro, biznese dhe llogari bankare.

Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Bari, një prej prokurorëve italianë antimafie në Bari deklaroi se ky grup ka kryer edhe vrasje, ndërkohë analizoi sjelljen e tyre si një mafie por që ka brenda edhe elementë familjarë dhe kulturorë shqiptar.

Sipas tij grupet shqiptare kriminale që operojnë jashtë territorit shqiptar kanë marrë një rol lidershipi dhe tashmë në Itali ka filluar procesi i delokalizimit të tyre.

Prokurori italian: Grupet kriminal operojnë përtej territorit shqiptar dhe kanë marrë rol lidershipi. Në kuadër të këtij roli lidershipi ka nisur procesi i delokalizimit të krimit shqiptar. Është fjala për një grupi të strukturar kriminal që operon në Shqipëri. Ky grup ka kryer vrasje në Itali. Kemi dhe këtu mafie, që lidhet me kodet e tyre edhe si sillen.

Edhe lidhje familjare edhe lidhje kriminale, besim, nder. Interesant në këtë hetim, që ai që akuzohet për këtë vrasje e justifikon këtë ekzekutim duke thënë sepse nuk është zbatuar rregullat e një kontrate por të një familjeje, kemi një transferim edhe çështje kulturore, tradita, marrëdhënie raporti i një lloj matrice mafioze dhe mënyra që pë4rdorin.

Këto të dhëna kanë të bëjnë me modernen, me njohur shumë të mira teknologjike, edhe investimet që bëjnë, me procese spekulative dhe transferojnë në Shqipëri fitimin e paligjshëm.

Ka pasur fillimisht edhe përfshirje të një prokurorie të një qyteti tjetër. Model sinergjik që bëmë së bashku dhe bëmë lidhjen si funksiononte dhe arritëm të kuptonim me këtë fenomen. Vetëm së bashku kuptojmë fenomenin.

About Redaksia

Check Also

Kufiri detar me Greqinë/ Eksperti i sigurisë: Ka një dakordësi politike, Shqipëria humbet 40 km²

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes …