Berisha: Me ligj tani kemi të drejtë të ndërmarrim çdo veprim për largimin e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e kryesisë se, vota e shqiptarëve është rikthyer në një çështje ndërkombëtare. Sipas tij, me ligj shqiptarët kanë të drejtë që të ndërmarrin çdo veprim për largimin e Edi Ramës.

Berisha tha se, çështjen e votës së shqiptarëve ne e kemi shndërruar në një çështje ndërkombëtare. Natyrisht në rast se ne themi, dhe e themi me bindje të plotë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, askush nuk do vijë të na e heqë ne Edi Ramën, përveçse ne vetë.

Berisha: Por ama, në ligjin shqiptar dhe ligjin ndërkombëtar, ne kemi të drejtë absolute të marrim veprime për largimin e tij.’ u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të gjitha këto, dëshmojnë se çfarë vështirësish kemi ne për të kapërcyer.

Por do të ishte e padrejtë dhe joreale që në analizën tonë të mos vlerësonim shumë edhe ato që janë arritur.

Ramaduro nuk është kurrë ai që ishte.

Ai është i plagosur dhe është i plagosur në mënyrë përfundimtare.

Qëndrimi i opozitës ia doli të argumentojë farsën elektorale, apo nëse marrim për bazë përcaktimet e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, por edhe raportin IBAR, farsa elektorale nxin me shëmtinë më të madhe.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që çështjen e votës së shqiptarëve ne e kemi shndërruar në një çështje ndërkombëtare.

Natyrisht në rast se ne themi, dhe e themi me bindje të plotë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, askush nuk do vijë të na e heqë ne Edi Ramën, përveçse ne vetë.

Por ama, në ligjin shqiptar dhe ligjin ndërkombëtar, ne kemi të drejtë absolute të marrim veprime për largimin e tij.

Dhe kjo është një arritje.

About Redaksia

Check Also

Skandali i AKSHI-t/ “Der Standard”: Diella e Ramës duhej të luftonte korrupsionin, por e nxiti më shumë

Ministrja shqiptare e inteligjencës artificiale dhe krijuesit e saj po ndiqen penalisht. Fillimisht, boti i …