Berisha: Ramaduro paradite dekoronte në Durrës të atin e mafiozit më të rrezikshëm, pasdite në Bruksel fliste për integrimin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për qëndrimet e ndryshme të tij, brenda një dite.

Duke komentuar dekorimin e Bardhyl Agasit dhe Jurgis Çyrbes, Berisha u shpreh në mbledhjen e kryesisë se, Rama paradite në Durrës i jepte medalje babait të mafiozit të rrezikshëm dhe pasdite thoshte në Bruksel, se jemi fanatikë të integrimit.

Berisha: Ne ndodhemi në kushte të vështira dhe shumë të vështira.

Ndodhemi në kushte kur zgjedhjet janë zëvendësuar me farsë elektorale dhe kjo përbën fatkeqësinë më të madhe politike kombëtare.

Kjo përbën mekanizmin e diktaturës autoritare.

Ndodhemi në kushte kur partia në pushtet haptas ka hequr çdo maskë, rroftë krimi dhe poshtë ligji është motoja e saj.

Imagjinoni pak, tejkalon çdo novelë, çdo roman të realizimit fantastik fakti kur Ramaduro paradite dekoron të atin e njërit prej mafiozëve më të rrezikshëm të kohërave, ka pasur Italia Toto Rinën, por Toto Rina nuk ka kontrolluar kurrë qeverinë dhe të dhënat dixhitale të Italisë.

Kurse Toto Rina shqiptar është i vetmi mafioz në Evropë që kishte në dorë çdo gjë në këtë vend, përfshi edhe kryeministrin.

Jeton i lirë në Shkozet, në Surrel, në Manzë dhe kudo.

Dhe Edi Rama, para se të niset në Bruksel në konferencën ndërqeveritare të tetë për raportin IBAR, ndan kohën, dekoron të atin e Ergys Agasit për t’i dhënë një mesazh të prerë qytetarëve të Durrësit se Agasët janë fisnikëria e partisë së krimit.

Për t’i dhënë mesazh të prerë SPAK-ut të partisë se Agasët janë shtylla e partisë.

Në momentin kur ai dje fliste në Bruksel, kur deklaronte se ne jemi fanatikë të BE, sekretari i tij i përgjithshëm me porosi të tij i dërgonte dekoratën e partisë Jyrgis Çyrbes, informatorit të një vrasësi serial, të faktuar dhe të dokumentuar.

Pra, atje shprehej për fanatizëm ndaj integrimit, në Durrës ngrinte në piedestal krimin, bashkëpunimin me krimin.

About Redaksia

Check Also

Skandali i AKSHI-t/ “Der Standard”: Diella e Ramës duhej të luftonte korrupsionin, por e nxiti më shumë

Ministrja shqiptare e inteligjencës artificiale dhe krijuesit e saj po ndiqen penalisht. Fillimisht, boti i …