Risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statutin e PD

Partia Demokratike mblodhi mbrëmjen e sotme kryesinë e saj.

Ndër temat kryesore që po diskutohen këtë takim, janë ndryshimet në statutin e partisë.

Gazetarja e SYRI-t, Marsi Korreshi ka siguruar edhe pikat kryesore që do të propozohen për ndryshime në statutin e PD.

RISITË DHE NDRYSHIMET KRYESORE:

  1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
  2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
  3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
  4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
  5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
  6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
  7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
  8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

About Redaksia

Check Also

Rrëzim i Ramës/ Protestë kombëtare me 12 shtator

Protestuesit kanë njoftuar zhvillimin e një protestë të madhe të konsideruar si protestë kombëtare me …