Këlliçi: Transparenca për Jet Bank s’mund të mbahet ‘Sekret’! Çdo heshtje e bën procesin më të dyshimtë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mungesën e transparencës nga Banka e Shqipërisë mbi licensimin e Jet Bank, bankës së parë digjitale në vend.

Ai shprehet se prej pesë muajsh opozita ka kërkuar informacion zyrtar dhe publik mbi këtë proces, por institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Sipas Këlliçit, fshehja pas argumenteve si “mbrojtja e të dhënave personale” apo informacionet e klasifikuara “sekret” ngre dyshime serioze mbi mënyrën sesi është kryer ky licensim.

Reagimi

U bënë 5 muaj që kërkojmë publikisht dhe në rrugë zyrtare transparencë për liçensimin e një banke në Republikën e Shqipërisë dhe autoritetet përgjegjëse heshtin!

Si është e mundur që Banka e Shqipërisë të mos përmbushë këtë detyrim ligjor ndaj qytetarëve dhe ndaj Kuvendit duke mos dhënë informacion shterrues mbi liçensimin e bankës së parë digjitale, Jet Bank?!

Banka Qëndrore po fshihet pas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” apo informacioneve të klasifikuara “SEKRET”. A thua se kemi të bëjmë me hapjen e një dyqani, apo një njësie këmbimi valuator.

Ditën e djeshme, sëbashku me 6 kolegë deputetë të Partisë Demokratike, i jemi drejtuar Guvernatort të Bankës së Shqipërisë me një tjetër shkresë zyrtare ku kërkojmë shpjegim shterrues dhe të plotë për këtë liçensim, pasi shqiptarët tashmë janë të qartë që aty ku Rilindja përdor fjalën “SEKRET”, fshihet një tjetër aferë e rëndë.

Sektori bankar është nja nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe sigurisë së qytetarëve, në një terren delikat dhe në një kohë kur vendit tonë i kërkohet të luftojë fenomene si pastrimi i parave, pikërisht në një moment si ky, vjen papritur dhe futja në treg dhe nisja nga puna e një banke digjitale.

Në mënyrë të përsëritur kemi kërkuar nëse institucionet tona kanë bërë verifikimet dhe analizën e kërkuar nga Kudari rregullator në fuqi, nësë e kanë kaluar në skanerin e duhur përfituesin apo përfituesit e kësaj liçense.

Kush qëndron pas Jet Bank, a i plotësojnë ata kriteret dhe a kanë në të shkuarën e tyre probleme me ligjin në fushën e Forex, skemave të mashtrimit dhe zhvatjes online, çka do ta bënte absolutisht të pakualifikueshme cilindo që kërkon të operojë në këtë treg.

Banka dhe Guvernatori vazhdojnë të mos bëjnë transparencë të plotë, me gjithë insistimin tonë.

Në vend të tyre reagon Jet Bank, ashtu sikurse ka bërë edhe sot!!!

Ne nuk kemi asnjë debat as zyrtar e as publik me këtë subjekt, por po kërkojmë transparencë nga insitutcionet e shtetit shqiptar, të cilat kanë detyrimin të zbatojnë kuadrin ligjor në fuqi dhe të bëjnë transparencë pasi kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptar.

Çdo fshehje, çdo tentativë për t’i ikur transparencës, i ngarkon me më shumë përgjegjësi Bankën e Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër të përfshirë në këtë liçensim, duke e bërë edhe më të dyshimtë këtë proces.

Kemi të bëjmë me një interes të lartë publik dhe kemi të bëjmë me sigurinë e qytetarëve.

Guvernatori nuk është në kushtet që ta trajtojë në mënyrë fakultative këtë çështje, por ka DETYRIMIN të bëjë transparencë të plotë dhe shterruese.

Nuk mundet që rolin dhe përgjegjësinë që ka ky institucion kushtetues, siç është Banka e Shqipërisë, ta kryejë operatori privat, pasi nuk mundet që Guvernatori të shndërrohet në një punonjës apo vartës të rëndomtë të privatit, siç na u paraqit sot prej këtij subjekti…

Bëni transparencë!

About Redaksia

Check Also

PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar – Agjenda e plotë

Ditën e neserme Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar. Pas referendimit ku …