Ditën e neserme Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar.
Pas referendimit ku u rikonfirmua Sali Berisha si kryetar i kësaj force politike dhe pas mbledhjes së kryesisë se partisë ku u diskutuan propozimet e grupit të punës për ndryshimet në Statut ky është një tjeter event shumë i rëndësishëm për PD.
Në logon e ftesës për Kuvendin Kombëtar shkruhet me të madhe fjala “Ripërtëritje”.
Ndërkohë mësohet se do të votohet për propozimet e kryesisë dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.
PD bashke me aleatët e opozitës kanë zhvilluar muajt e fundit protesta të fuqishme ku kanë denoncuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin, të qeverisë Rama.
Pritet që ky Kuvend ti japë një shtysë të re aksionit opozitar dhe të riformtaojë modelin e kundërshtimit të politikave të shpopullimit, korrupsionit që ka angzhuar qeverisja e majtë prej disa vitesh tashmë.
Agjenda e plotë
Fillon: ora 10.00
Fjala hapëse – Erisa Bajaziti
Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik
Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja
Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu
Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë
Hidhen në votim
Kuvendi i miraton me ngritje dore
(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)
I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit
Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)
Merrr fjalën Ivi Kaso
Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video
Merr fjalën Ivi Kaso
Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin
Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.
Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës
Miratohet Rezoluta
Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore
Merr fjalën Gazmend Bardhi
Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore
Miratohen
Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit
Miratohen Komisonet me ngritje dore
Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin
Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës
Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)
Fjalimet
Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso

Gazeta RD