Nga këta, edhe vetë neveria ka ndot!!

Nga Gent STRAZIMIRI

Kanë marrë urdhër që, 35 vjetorin e ndërrimit të emrit, ta festojnë si revansh të çdo anti-vlere që kanë prodhuar me emrin e katërt…

Duke dekoruar e shpërndarë mirënjohje për bandën me kriminelë të vjetër që kanë pjellë kriminelë të rinj, të cilët po ashtu dekorohen sapo kanë dalë nga burgu.

Duke nderuar Kristaqin e Fehmi Abdiun që si sot 35 vjet vetëm pak muaj më parë, sapo kishin varur në litar Havzi Nelën, poetin e fundit të ekzekutuar në Evropën Lindore për një poezi për LIRINË…

Por nivelin më të lartë të neverisë e arrin Petro “patrioti”, “UÇK-isti”…. (me demek i gatshëm të rrëmbejë armët për të mbrojtur Kosovën nga shkijet…)!

Në foton që ka postuar, është duke protestuar kundër “diktaturës së Berishës” e duke kërkuar “demokraci e zgjedhje të lira e të ndershme”!

E bën, sëbashku me Fehmi Abdiun dhe Edvinin, të birin e Kristaqit, vetëm 7 vjet pasi Fehmi Abdiu kishte dhënë vendimin për të varur poetin Havzi Nela për një poezi për lirinë e demokracinë, dhe Kristaqi i kishte refuzuar faljen e jetës…

Për më tepër, Petro UÇK-isti, demokracinë dhe lirinë e kërkonte me simbolin e serbëve 3 gishtat, dhe thirrjet kundër Saliut ishin me “sharjen”:

“O Sali, o kosovar, do të varim në litar”!!!

Partia e Petros, përmes Fehmijve dhe Kristaqëve, ka vrarë më shumë shqiptarë nga ç’vrau Milosheviçi…

Partia e Petros, megjithë Petron brenda dhe këta që ngrenë ende grushtin dhe 3 gishtat, vazhdon e ju sundon ende sot…

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Bufonada…

Nga Iva V.GRILLO Që BE kishte vendosur t’a pranojë Ramën si “derr në thes” në …