CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Terapia hormonale në QSUT/ Meta: Fondet publike përdoren për agjendë ideologjike, qëllim shpopullimi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur me nisjen e terapive hormonale në QSUT.

Siç thekson Meta nga qelia, ky vendim merret në një kohë kur shumë qytetarë me sëmundje të ndryshme përballen me mungesën e ilaçeve jetike.

Sipas Metës, qeveria socialiste nuk e ka mbajtur premtimin për shëndetësinë falas.

Meta shton se fondet publike po përdorën në këtë rast për të imponuar një agjendë ideologjike, që ka si qëllim shpopullimin.

“Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjeksor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët.

Kjo ndodh sepse shëndeti i njerëzve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj Qeverie, siç e provoi gjithë këto vite ku premtimi për “shëndetësi falas”, rezultoi mashtrimi më i madh, që është bërë ndonjë here, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi miliona euro për ilaçet më bazike dhe për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Në vend që fondet publike të shkojnë për të sëmurët, për fëmijët, për familjet shqiptare dhe për mbështetjen e jetës, ato përdoren për të imponuar agjenda ideologjike, që bien ndesh dhe godasin egërsisht vlerat tradicionale dhe familjen shqiptare si kryevlerë, falë së cilës shqiptaret kanë përballuar furtuna te medha. Kjo agjendë, së bashku me shpopullimin, kanë qëllim të vetëm shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shprehet Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret në zyrë Kryetarn e Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë “VLEN”

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në zyrë kryetarin e Komunës së …