Berisha: Ripërtëritje do të thotë vizioni, do të thotë një modernitet i PD dhe një organizim shumë më i fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për gazetarët pasi votoi për anëtarët e Këshillit Kombëtar, theksoi se ‘ripërtëritja’ e PD përfaqëson një vizion të ri politik, modernizim të strukturave dhe forcim të organizimit të partisë.

Ai vlerësoi listat e kandidatëve si përfaqësuese të një elite të re politike dhe nënvizoi se procesi i ndryshimeve do të shtrihet në të gjitha nivelet e partisë, nga baza deri te drejtimi qendror, duke e konsideruar votën si elementin vendimtar të këtij procesi transformimi.

Prononcimi për gazetarët:

Vazhdon Kuvendi i gërshetuar me fjalimet dhe votimet, të cilat janë të domosdoshme si procese.

Por unë jam i bindur se këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, përfaqësojnë një ripërtëritje në frymën e këtij Kuvendi si Kuvendi i ripërtëritjes.

Listat pra janë nga më dinjitozet. Natyrisht shumësia e kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen, të jemi realistë sepse ka kandidatura të shkëlqyera.

Pyetje: Se u vonuat…

Sali Berisha: U vonova se i kanë ndarë kësaj here, edhe mirë kanë bërë, i kanë ndarë në votimin veçmas për burrat, veçmas për zonjat dhe veçmas për të rinjtë.

Besoj se kanë vepruar drejt në mënyrë që përqindjet e tyre dhe kuotat e tyre të respektohen. Uroj që gratë të arrijnë në 40% edhe është një detyrim statutor të rinjtë të jenë sa më të pranishëm. Pra dhe kaq, unë do shkoj të vazhdoj të dëgjoj fjalimet.

Pyetje: Një ripërtëritje çfarë do të thotë? Do të prekë kjo të gjitha strukturat dhe forumet e Partisë Demokratike apo vetëm Këshillin Kombëtar?

Sali Berisha: Ripërtëritje do të thotë vizioni, do të thotë një modernitet i Partisë Demokratike dhe një organizim krejt, shumë më i fuqishëm.

Pyetje: Do të thotë njerëz të rinj në strukturat? Ripërtëritjet edhe me emra të rinj?

Sali Berisha: Ripërtëritje pa diskutim, nga seksioni i gjerë…

Pyetje: Deri te majat e saj? Deri te majat domethënë, në kryesi, nënkryetarët, e të gjithë…

Sali Berisha: Tani ato i përcakton vota…por sensi i ripërtëritjes është një fill i kuq që përshkon gjithçka. Jo, vota i përcakton natyrisht, të jemi të hapur.

Pyetje: Nëse ju propozoni emra të rinj?

Sali Berisha: Unë do propozoj pa diskutim. Ajo s’ka diskutim ajo.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …