Politikani i kristiandemokratëve gjermanë: Jemi aleatë të ngushtë, Shqipëria meriton më shumë! PD është e përgatitur për të fituar zgjedhjet

Volkmar Klein
Ish-deputet i CDU

Ju faleminderit shumë.
I nderuar zoti kryetar, i nderuar zoti Berisha, të nderuar miq, të dashur miq.
Mirëdita.
Është kënaqësi të kthehem në Shqipëri dhe është fantastike që më keni ftuar në Kuvendin tuaj të mrekullueshëm. Është privilegj t’ju përcjell përsëri urimet e kristiandemokratëve, por gjithashtu edhe të kancelarit zoti Merz, i cili është kryetari i partisë sonë dhe një mik i imi i afërt, ju përcjell urimet e tij.
Për ne në Gjermani, si kristiandemokratë, është e rëndësishme të dimë se kemi aleatë të cilët ndajnë të njëjtat ide me ne kudo në Evropë. Dhe pikërisht këta jeni ju. Jeni aleatë që mendojnë si ne. Faleminderit shumë për këtë. Ne duhet të nxisim më tej bashkëpunimin.
Partia juaj, me sukses, i ka dhënë formë Shqipërisë në të kaluarën. Dhe Sali Berisha, personalisht, ka meritat për këtë. Në të njëjtën kohë, i dashur Sali, më vjen mirë të mësoj se ti ke edhe Partinë Republikane dhe mikun tonë Fatmir Mediu në krahun tënd. Së bashku ju e futët Shqipërinë në NATO. Kjo ka qenë një arritje e madhe në të kaluarën, por shërben si një gur themeli edhe për të ardhmen.
Dhe kjo është e rëndësishme, sepse për të fituar zgjedhjet e kaluara nuk mjaftojnë. Maksimumi mund të konsiderohen si një burim besueshmërie. E rëndësishme për të fituar zgjedhjet është të japim një vizion për të ardhmen. Dhe mendoj se ju jeni shumë mirë të përgatitur.
Si pjesë e familjes së partive tona, në bazë të lirisë dhe dinjitetit për çdo individ, së bashku me pragmatizmin ekonomik, kjo do t’ju japë optikën e së ardhmes.
Po, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria mund të ecë shumë më mirë sesa në qeverisjen aktuale. Lufta kundër korrupsionit është një parakusht i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet të përhershëm.
Partia Demokratike na ka ne, si kristiandemokratë, si aleatët e saj më të ngushtë. Shqipëria e ka Gjermaninë si mik dhe unë personalisht jam i lumtur të jap kontributin tim të vogël. Le ta forcojmë këtë miqësi. Së bashku le të arrijmë më shumë për vendet tona përkatëse dhe për Evropën.
Ju jeni pjesë e Evropës. Jo vetëm që kemi një trashëgimi të përbashkët në Evropë, por gjithnjë e më tepër duhet të jemi pjesë e Evropës në të ardhmen. Shqipëria dhe Gjermania duhet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Deputeti i VMRO-DPMNE: Ne duruam dhe fituam, besoj fort se edhe ju do të fitoni! Partia jonë mbështet Partinë Demokratike

Dragan Kovaçki Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Mirëdita! Të nderuar kryetarë, të nderuar …