Sekretarja e Përgjithshme e PPE: Mbështetje e plotë për PD dhe Berishën, luftojmë kundër krimit të organizuar

Dolors Montserrat, Deputete e Parlamentit Europian dhe Sekretare e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane, gjatë fjalës së saj për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, u shpreh se mbështet fuqishëm procesin e modernizimit të partisë dhe liderin e saj, Sali Berisha.

Ajo theksoi se qëllimi kryesor i këtij mesazhi është të forcohet PD-ja për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të rikthyer Shqipërinë në një demokraci të plotë, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në këtë kuadër, ajo siguroi mbështetjen e plotë të familjes së madhe të Partive Popullore Europiane për PD-në dhe vizionin e saj qeverisës.

Fjala e saj

Së pari, për mua është një nder të jem sot me ju në këtë kongres të rëndësishëm të PD-së.

Unë jam në Shqipëri ndërsa po regjistroj këtë video, sepse këtë javë kam qenë me ju, me Dr. Berishën dhe me të gjithë miqtë e mi të PD-së këtu në Shqipëri. Por duhet të largohem për në Barcelonë, ndaj kjo është arsyeja pse nuk mund të qëndroj këtë fundjavë me ju.

Por e di sa i rëndësishëm është ky kongres. Pse? Sepse ju po modernizoni gjithë partinë. Dhe pse? Për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, sepse ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë.

Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve.

Prandaj përgëzoj për këtë kongres të madh Dr. Berishën dhe gjithë ekipin tuaj në këtë fazë të re. Por sigurisht, ju keni gjithë ne, gjithë familjen e PPE-së, për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur, për të qenë me ju, për të rikthyer sërish në pushtet parimet e lirisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit për këtë vend të mrekullueshëm.
Shihemi së shpejti.

About Redaksia

Check Also

Berisha-këshilltarit të JD Vance: I dashur Bob, 35 vite më parë rrëzuam një diktaturë, tani do përmbysim edhe diktaturën e Edvin Ballukut

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në podiumin e Kuvendit Kombëtar u …