Berisha: Dosja e Irna Gjokës u përmbys, por ajo çon porosi në sekretari që të mos bëhet publike

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dosja në ngarkim tyë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka është përmbysur pas kthimit të çështjes në SPAK për hetime të thelluara.

Në deklaratën për gazetarët pas masës së sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’, Berisha tha se, pavarësisht përmbysjes së dosjes, Irena Gjoka vijon të çojë porosi në sekretari që dosja në ngarkim të saj të mos bëhet publike.

“Këta janë klonët më të shëmtuar të qenieve njerëzore’, u shpreh Berisha.

Ju e morët vesh se si dosja e Irena Gjokës u përmbys.

Po nuk dini tjetrën ju, që Irena çon porosi në sekretari dhe u thotë mos e bëni publike.

Po, ekzakt kjo që u them.

Këta janë klonët më të shëmtuar të qenieve njerëzore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Çështja “McGonigal”/ Gjykata Kushtetuese mbron Edi Ramën nga hetimi parlamentar

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy kërkesa nga ana e opozitës, për ngritjen …