Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Sivëllait siamez të Irena Gjokës, drejtësia vonon, por nuk harron!

Kryetari i PD, Sali Berisha në respektim të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ ka dhënë deklaratën e tij pas daljes nga SPAK.

Në deklaratën për gazetarët, Berisha nuk ngurroi të lexonte mesazhin e lënë për prokurorin e SPAK, Altin Dumani, duke i kujtuar këtij të fundit se drejtësia mund të vonojë por kurrë nuk harron.

“Armikut primitiv të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mashtruesit të lindur, drejtësia vonon por nuk harron. Sivëllait siamez të Irena Gjokës, drejtësia vonon, por nuk harron”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bashkimi opozitar është një disiplinë politike që kërkon lëshime, përgjegjësi dhe vendime

Nga Ndriçim KULLA Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 janë tashmë një afat konkret, ndërsa …