Vata: Në Spitalin e Burrelit mungojnë specialistët, por nuk mungojnë postet!

Deputetja e PD, Denisa Vata në fjalën e saj në Kuvend denoncoi gjendjen alarmante të sistemit shëndetësor në Burrel, duke e cilësuar atë si pasojë të keqmenaxhimit dhe prioriteteve të gabuara të qeverisë.

Vata u shpreh se, ndërsa spitalet përballen me mungesë specialistësh, paga të ulëta dhe kushte të degraduara për pacientët, pushteti vijon të favorizojë strukturat e patronazhimit politik në vend të investimit tek shërbimet bazë për qytetarët.

“Në Spitalin e Burrelit mungojnë specialistët, por nuk mungojnë postet. Psikiatri vjen 5 herë në muaj, endokrinologu 2 herë në muaj, neurologu 1 herë në javë, ndërsa mjeku që rri 24 orë roje paguhet vetëm 1 mijë lekë të vjetra në orë.

Burra e gra shtrohen në maternitet sepse pavioni është jashtë funksionit prej vitesh. Kjo nuk është mungesë fondesh.

Kjo është mungesë prioritetesh.

Kur patronazhisti vlen më shumë se mjeku, humbësi është qytetari”, tha Vata.

About Redaksia

Check Also

Ina Zhupa: Shteti u shërben kriminelëve!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se pushteti politik në Shqipëri i shërben …