Meta del nga qelia, mbërrin në ceremoninë mortore të babait

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait të tij, Rexhep Meta, që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Meta doli nga qelia në burgun 313 mëngjesin e sotëm, ndërsa transporti i tij është kryer nën masa sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00. Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.

 

About Redaksia

Check Also

Ish-drejtori i policisë: Vila në Sardenja e Ballukut është konfirmuar nga hetimet! Ka edhe lokale…

Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi tha në News24 se hetimet e …