Berisha: Përpjekja për të larguar investitorin nga Shqipëria, e koordinuar nga Agasët, Hysentë, koskat e mafies shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi gjithë atë se çfarë po ndodh me Zvërnecin, si një përpjekje për të larguar investitorin nga Shqipëria.

Gjatë fjalës para deputetëve të PD, Berisha tha se kjo përpjekje po bëhet në koordinim me Agasët, Hysentë dhe mafia shqiptare.

Berisha ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e investimit të huaj në vendin tonë, por kjo gjithmonë të bëhet në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe njohjen e të drejtës së pronës apo dëmshpërblimit.

Berisha: Por, e nisur nga e drejta e posedimit, kur e ke punuar për shumë vite, edhe në ligjet e vjetra shqiptare është ajo, kur e ke punuar shumë vite të lind një e drejtë tjetër dhe ne ua dhamë atë’, theksoi Berisha.

Në fund, unë e thashë dhe në parlament, po jua them dhe ju këtu: kjo është përpjekja për të larguar investitorin nga më të fundit nga Shqipëria.

Dhe ju garantoj që kjo përpjekje është e koordinuar nga Agasët, nga Hysentë, nga koskat mafioze të mafies shqiptare.

Ne qëndrojmë, jemi për investime, jemi për mbrojtjen e mjedisit, jemi për mbrojtjen dhe njohjen e të drejtës së pronës në çdo metër katror, të dëmshpërblimit.

Në qoftë se banori ka marrë tokën me 7501-shin, shikoni tani, banorët akuzojnë një padrejtësi të padëgjuar, shumë të madhe, që e vërteta është se shkon dhe deri tek qeveria jonë në kuptimin që: i kanë marrë, thotë, formularët e 7501-shit, por na thanë se e keni në përdorim.

Tani, kjo do hetim, kjo do hetim. Por toka e ndarë me 7501-shin është dhënë absolutisht në pronësi dhe vetëm në pronësi.

Toka e fermave bujqësore është absolutisht në përdorim dhe u është dhënë dy vite më prapa me një dekret presidencial, u është dhënë në pronësi të gjithë fshatarëve që kanë qenë punonjës në ferma.

Ndonëse ajo, për hir të së vërtetës, në një pjesë të mirë të saj ishte tokë shtetërore, se ishte çel, male të hapura e kështu me radhë. Por, e nisur nga e drejta e posedimit, kur e ke punuar për shumë vite, edhe në ligjet e vjetra shqiptare është ajo, kur e ke punuar shumë vite të lind një e drejtë tjetër dhe ne ua dhamë atë.

Tani pse u kanë dhënë atyre, kush i ka aty, çfarë po ndodh? Nuk e di, do sqarohet. Unë e dëgjova njërin prej tyre, tha i kam shkruajtur dhe Sali Berishës tha, dhe ai nuk gënjeu. Ka shkruajtur me siguri, m’ka kthyer përgjigje tha.

Por, kjo çfarë ka. Kjo ka zgjidhje. E ke formularin? Po. Urdhëro paratë. Metër për metër, për çmimin e tregut. Se investimi është interes i mbarë Shqipërisë.

Nuk flasin me ta. Shkojnë e rrethohen aty edhe nuk thotë një fjalë. Kush tha që mund të pranojë në këtë mënyrë. Dhe flet tjetri me kamerë mbas shpine nga frika.

Pra, ne dënojmë dhunën, respektojmë të drejtën e çdo njeriu për protestë.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …