Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, telat me gjemba në Zvërnec i ka urdhëruar vetë Edi Rama. Ai theksoi se, ligjet e përcaktojnë që duhet të ulesh me komunitetin dhe të bisedosh
Berisha: Nuk i thuhet fare, siç thotë ai që ‘unë ua ktheva këtë projekt’, tha, ‘jo, jo’.
Qeveria ka detyrim kur vendos, të thotë: ndërtimet në këtë zonë, peizazh natyror, do bëhen në përshtatje të plotë me peizazhin.
Ua them unë ju, edhe në parqet më të mbrojtura ka ndërtime në përshtatje me peizazhin.
Ka hotele në përshtatje me peizazhin, ka vila në përshtatje me peizazhin. Po ky këto si bën.
Ndaj dhe shqetësimi i përgjithshëm, zero transparencë. Kishit parë ju ndonjëherë?
Pyeteni pak memorien tuaj: keni parë ju zonë të rrethohet, të zhvillohet, të rrethohet me tela me gjemba? Po si mund të ndodhi kjo? Si mund të ndodhi kjo?
Çfarë po ndërton ti aty? Kamp përqendrimi po ndërton? Dhe bën sikur s’e ka ditur. E ka urdhëruar vetë.
Telat me gjemba i ka urdhëruar vetë. Atë që ndodhi, e kapën tjetrin, e rrëmbyen, tjetrin jashtë rrethimit. Kush gënjeu? Gënjeu Skënder-Balluku.
Gjersa dolën videot e aktivistëve, të cilët faktonin që ai ishte jashtë rrethimit. Shkuan, e kapën. Të dënueshme përpjekjet për ta paraqitur këtë si një përpjekje të Greqisë.
Së pari njëherë, banorët e Zvërneci, ai që ndihet shqiptar, ndihet shqiptar, ai që ndihet grek, ndihet grek. Jeton në një vend që ka të drejtë të plotë të mbrojë identitetin dhe origjinën e tij.
E thoshte njëri shumë bukur aty: unë jam shqiptar dhe jam grek. Pikë.
Çfarë kemi ne me atë?
Po përçmim dhe përbuzje më të madhe se aq sa që të çosh telat me gjemba ti aty. Kjo është ajo oferta miqësore që u bën ti atyre? Çfarë po bën ti aty? Pushtim po bën ti aty në Zvërnec?
Ti po bën një investim që ata duhet ta pëlqejnë dhe të jenë të sigurt që në qoftë se aty bëhej, ndiqej ajo praktikë që përcaktojnë ligjet.
Praktika që përcaktojnë ligjet. Ju garantoj se s’ndodhte kurrë kjo.
Ligjet përcaktojnë, konventa e Aarhusit kërkon komuniteti, ulesh me komunitetin, t’i shpjegosh komunitetit: kaq do përfitojmë.
Kemi patur rastin e hidrocentralit të Devollit, kompania merrte përsipër shërbime ndaj komunitetit, ndërtime ndaj komunitetit dhe kudo. Po kështu, kjo është praktika. Në vende jo diktatoriale kështu veprohet.
Kurse ky i detyron ata, e detyron atë tjetrin të flasë me fytyrë nga rrethi i ullirit, nga frika.
Po, e patë? I bënte intervistën, i kthyer me fytyrë që të mos dilte edhe fliste në mënyrë të arsyeshme.
Po ama kishte frikë, tregonte fytyrën.
Shiko çfarë ka mbjellë ky atje. Pra, zero marrëdhënie publike, transparente dhe zbatim.
Gazeta RD