Dorëheqje e qeverisë!/ Protestuesit 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

Nga protesta e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët prezantuan pesë kërkesa që i cilësuan si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, pas pesë ditësh protestash të pandërprera në Tiranë, qytetarët janë të vendosur të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e këtyre kërkesave.

Organizatorët deklaruan se protesta është një nismë e qytetarëve të lirë dhe nuk drejtohet nga forca politike, por nga individë që, sipas tyre, janë bashkuar për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit.

Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1.Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit theksuan se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Agasi dhe Balluku janë dy njerëzit që mbajnë peng Kryeministrin, a është Rama në regjistrimet e sekuestruara nga SPAK?

Nga Gazment BARDHI Edhe pse rivalë për pushtet tek Edi Rama, Ergys Agasi nuk ndryshon …