Vrasja e polici/ Familjarët-Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve, po na vrisni!

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen e të shtrenjtit të tyre.

Teksa në homazhe në Pogradec, presidenti Bajram Begaj, ky i fundit është përballur me një episod, ku familjarë të viktimës i kanë kërkuar llogari.

Ka qenë xhaxhai i 36-vjeçari që i ka kërkuar llogari Begajt për ngjarjes, ndërsa i kërkon që të merren masa pasi kriminelët po vrasin jetë të pafajshme.

“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet.

Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e late këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë.

Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, tha xhaxhai, ndërsa Begaj nuk ka bërë asnjë reagim, por e ka përqafuar.

About Redaksia

Check Also

Sanksionet amerikane/ Miku i Ramës në listën e zezë të SHBA, kush janë 7 subjektet e tjera

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë …