Berisha publikon videon: Rama pranon publikisht përdorimin e DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes për monitorimin e qytetarëve shqiptarë.

Në videon e shpërndarë nga Berisha, Rama deklaron se Shqipëria ka ndërtuar sisteme të avancuara mbrojtjeje kundër sulmeve kibernetike dhe se institucionet kanë mundësi të shohin aktivitetin në rrjet.

“Skandal, pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri!”, shkruan Berisha në reagimin e tij

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …