Protesta masive edhe në Vjenë, shqiptarët e diasporës: Rama në burg!

Protestave masive të Diasporës në mbarë botën i bashkohet edhe shqiptarët e Vjenës në Austri,të cilët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë.

Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë mbledhur para ambasadave ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Diaspora shqiptare i është bashkuar protestave për Zvërnecin dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Ditën e sotme qindra qytetarë shqiptarë u grumbulluan në sheshet e Vjenës për të protestuar masivisht, në mbështetje edhe të lëvizjes së nisur prej një jave në Tiranë dhe rrethe.

Protestuesit mbanin pankarta në duar; “Rama në burg, Belinda në burg”!

About Redaksia

Check Also

Qytetarja-Ramës: Me kë e ke “Besën”? Me kriminelët, patronazhistët apo parlamentin e kukullave?

Duke folur në ditën e 98-të pa ndalim të protestës, një qytetare ka lëshuar akuza …