Protestë e dhe në SHBA, mijëra shqiptarë në New York: Edi Rama, o hajdut!

Nga New Yorku
Beqir SINA

Vala e protestave qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ka gjetur një jehonë të fortë edhe këtu përtej oqeanit, në mesin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Protestestes në Nju Jork i jane bashkuar edhe grupe të tjera të komunitetin shqiptar ai “Jo Skavica” i përfaqësuar nga komuniteti dibran dhe aktivistët mjedisorë me sloganin kryesor “Po Dibrës, Jo Skavicës”, një lëvizje kjo që kundërshton ndërtimin e ⁠Hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin

Duke parë edhe protestën e fundit, të një gruoi të protestuesve për Rrjollin dhe duke e lidhur kauzën e protestës me betejën një javore që po zhvillojnë qytetarët në Shqipëri ky grup i është bashkëngjitur kësaj proteste që ka marrë karakter mbar kombëtar .

Këtu, mobilizimi ka nisur në mënyrë spontane në rrjetet sociale dhe pritet të ketë një grumbullim masiv përpara godinës së Konsullatës Shqiptare në New York.

Duhet theksuar se interesimi i shqiptarëve të Amerikës është tejet i lartë dhe se revolta e tyre i kalon kufijtë e një çështjeje të vetme lokale.

Njerëzit kanë bërë thirrje në rrjetet sociale. Qe në orën 14:00 do të mblidhen para Konsullatës në New York. Sipas bisedave që ketu me shqiptarët thone se Njerëzit janë shumë sensitivë dhe nuk ka të bëjë vetëm me Zvërnecin. Optika është shumë më e gjerë,” thone ata

Disa protestues thanne se kauza e Zvërnecit ka shërbyer si një shkëndijë, por në të vërtetë bëhet fjalë për një pakënaqësi të grumbulluar ndër vite, ku diaspora në Amerikë ka një ndryshim rrënjësor dhe llogaridhënie për mënyrën se si po qeveriset vendi i tyre i lindjes.

https://www.facebook.com/reel/1353201486675897

About Redaksia

Check Also

Protestuesit: Rama pi verë 25 mijë euro, populli mendohet me çfarë ta skuq vezën

Në mesin e pankartave të shumta që kanë pushtuar bulevardin para Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen njërën …