Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Ai deklaroi se pjesëmarrësit në protestë janë një turmë heterogjene me ideologji të ndryshme, por i bashkon frustrimi që kanë me qeverinë, pasi ndihen të përjashtuar nga Shqipëria që ka ndërtuar Rama “me oligarkë dhe krim të organizuar”.

“Ka të gjitha shtresat, dominojnë të rinjtë. Këtu është vërtetë një turmë heterogjene, në kuptimin e shumë gjërave, duke filluar nga dallimet e besimeve fetare, ato që mund të quhen të majtë, të djathtë, mosha të ndryshme dhe shqetësime të ndryshme, deri dëgjon edhe “Shqipëri etnike” këtu. Ajo që i bashkon të gjithë, është fakti se ajo parrulla “Shqipëria nuk është në shitje”, i bashkon një lloj frustrimi që kanë me një vendimarrje ku janë të përjashtuar, ku ata që marrin vendime janë një pakicë oligarkësh dhe krimi i organizuar të lidhur me qeverinë dhe Edi Ramën. Ky është thelbi për mua, i bashkon frustrimi, janë të përjashtuar nga Shqipëria që ka ndërtuar Rama për oligarkët, me oligarkët”, tha Lubonja.

Lidhur me mundësinë që kjo protsetë të lindë një parti politike, Lubonja tha se kjo i përket të nesërmes, ndërsa sot protestuesit janë të përqëndruar të rrëzojnë qeverinë.

“Mund të ndërtohet në rrugë por edhe mund të dështojë. Këtu nuk mund të dalë një parti politike e vetme. Një parti politike ka edhe ideologji, vizion për botën. Kjo është një energji që vjen nga shqiptarë të ndryshëm, të cilët kanë shqetësimin kryesor që nuk e duan këtë Shqipëri kështu siç është ndërtuar, me oligarkë dhe krim të organizuar.

Me këtë identifikohen të gjithë, por padyshim, kjo ka qëllim rrëzimin e qeverisë, pastaj mund të hapë një krizë politike, që do të fusë në lojë edhe aktorë të tjerë, këtu mund të dalin parti të majta dhe të djathta, ndoshta të reja. Kjo i përket së nesërmes, sot për sot jemi këtu. Energjia e kaosit të tyre është e përqëndruar dhe mund të shembë këtë, të detyrojë qeverinë të japë dorëheqjen dhe pastaj të krijohet rendi i ri”, deklaroi Lubonja për TPZ.

About Krye Redaktor

Check Also

“Zvërneci”/ Bardhi-Ramës: Nuk ka asgjë të papritur këtu, Iranin në këtë debat e fute ti!

Gazment BARDHI Oh, really? Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj? Nuk ka asgjë të papritur …