“O Erion o legen prite Ramën se po vjen”! Protesuesit marshim në rrugët e Tiranës

Pas disa ore protestë për dorëheqjen e qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama para kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës

Protestuesit kanë nisur lëvizjen drejt bulevardit dhe institucioneve qendrore, duke vijuar me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit u kanë bërë thirrje të rinjve që t’i bashkohen protestës për vijimin e lëvizjes së tyre.

“Bashkohuni me ne! dhe “Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!” ishin dy nga thirrjet e dëgjuara nga turma, ndërsa protestuesit vijojnë marshimin në mënyrë paqësore.

“Revolucion, revolucion; Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru; Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje”, janë parullat që ata thërrasin njëzëri teksa dynden rrugëve të kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Shkreli: Rama në Shkodër shfaqi fytyrën e vërtetë të pushtetit të tij arrogant!

Nga Eliona Kodra SHKRELI Edi Rama erdhi sot në Shkodër dhe nga Kalaja e Rozafës …