Protestuesit mesazh edhe për ambasadorët e BE: Shikojeni rininë…

Me qindra-mijëra qytetarë në ditën e nëntë të protestës kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të shumtë kanë qenë të rinjtë dhe studentët që kanë folur në protestën e kësaj të hënë, 8 qershor, ku kërkojnë anulimin e projektit të Zvernecit.

E tillë ka qenë dhe kërkesa e një studenti, ku veç Zvërnecit pati dhe një mesazh për ambasadorin e BE në Tiranë dhe për 27 ambasadorët e unionit evropian.

Zonat e mbrojtura dhe zonat e mbrojtjes kanë mbetur të pambrojtura nga qeveria. Kur mbesin të pambrojtura nga qeveria, i mbron rinia! Sot ka ardhur djali i Petros dhe vajza e Dhimitrit, fëmijët e Sokolit dhe Kushtrimit, për t’i dhënë ndal pushtimit.

Dua ta përdor këtë fjalë për të çuar një mesazh të qartë për ambasadorin e BE në Tiranë dhe për 27 ambasadorët: shikojeni këtë rini dhe hapni derën të fryjë era, nuk lihen flamingot te dera!

Anulo projektin, korpusin e ligjeve që kanë shpartalluar tokën publike dhe e kanë bërë tokën shqiptare si unazë diamanti në duar, nga gishtat e të cilëve jepen urdhra për të blerë rripa toke, për t’i bombarduar. Jep dorëheqjen, por përpara kërko falje! Unë e di që s’do të ta falin, por vazhdo të dorëhiqesh!

About Redaksia

Check Also

Shkreli: Rama në Shkodër shfaqi fytyrën e vërtetë të pushtetit të tij arrogant!

Nga Eliona Kodra SHKRELI Edi Rama erdhi sot në Shkodër dhe nga Kalaja e Rozafës …