Korça sërish në protestë kundër qeverisë Rama

Edhe qyteti i Korçës iu bashkua protestave që po zhvillohen në mbarë vendin. Qytetarët korçarë u mblodhën sot në sheshin e qytetit.

Protestuesit mbajtën në duar pankarta ku shprehnin shqetësimet e tyre: “Kundër trajtimit hormonal’, ‘Atdheu nuk është në shitje”, si dhe pankarta të tjera me mesazhe si “Shkollat në harresë, spitalet në krizë, natyra në shitje, korrupsioni në pushtet”.

Qytetarët theksuan se i janë bashkuar kësaj lëvizjeje qytetare për të ngritur zërin mbi problemet që i prekin drejtpërdrejt dhe për të mbështetur kërkesat që po artikulohen në protestat mbarëkombëtare.

Me nisjen e protestës në Korçë, lista e qyteteve që i janë bashkuar valës së tubimeve kundër qeverisë vazhdon të zgjerohet, ndërsa protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë mobilizimet edhe në ditët në vijim.

About Redaksia

Check Also

PD: Dënojmë dhunën shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, …