Protestuesit: Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi! Jo negociatave!

Në ditën e 10-të protestave, mijëra qytetarë dolën në rrugë me pankarta në duar, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij.

Një i ri nga protesta para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 10, ia bëri të qartë Ramës se nuk do të pranojnë asnjë negociatë, ndërsa ftoi që kryeministri të jepte dorëheqje.

“Nuk ka negociata! Në studiot televizive po përballemi me deputetë dhe persona totalisht injorant. Arsyeja është e qartë, nuk ka asnjë ekspert mjedisi që mund të jetë pro këtyre zhvillimeve. E di që kemi shumë çështje dhe do i arrijmë të gjitha! Zoti Rama, anulo projektin, dorëhiqu dhe gënjeshtrave iu erdhi fundi’, tha protestuesi.

 

About Redaksia

Check Also

PD: Dënojmë dhunën shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, …