Influencerja ironizon Ramën me “pijen më të re”: Ramingo ik është emri…

Një protestuese ka tërhequr vëmendjen gjatë tubimit duke mbajtur në duar një kanaçe me mbishkrimin “Ramingo ik”, një mesazh ironik i drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Me humor dhe simbolikë, e reja e prezantoi kanaçen si një “produkt” të ri që, sipas saj, po promovohet nga influencerët që kanë mbështetur protestat.

“Është pija më e re që ne influenceret kemi marrë për të reklamuar dhe quhet ‘Ramingo ik’”, u shpreh ajo.

Mesazhi lidhet me deklaratat e mëparshme të Ramës, i cili ka kritikuar influencerët që janë rreshtuar në krah të protestuesve, duke i akuzuar se sulmojnë qeverinë për korrupsion, ndërkohë që sipas tij nuk kontribuojnë me taksa.

Kanaçja e ekspozuar në protestë u shndërrua në një formë simbolike proteste, përmes së cilës pjesëmarrësit përcollën kërkesën e tyre që kryeministri të largohet nga drejtimi i vendit.

About Redaksia

Check Also

Vokshi në EPP: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi zv/Presidente e EPP Women, Albana Vokshi, mori pjesë në takimin …