Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin Skënderbej, ashtu sikurse kanë bërë edhe ditët paraardhëse, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e për t’u stacionuar para zyrës së Edi Ramës.

Ata vijojnë me thirrjet për ndryshimin duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, teksa edhe më herët kanë paraqitur 5 kërkesa:

-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

About Redaksia

Check Also

Media italiane: Pakënaqësia ndaj Ramës po tejkalon çështjet mjedisore!

Nova Lectio, një platformë mediatike italiane e fokusuar te historia, gjeopolitika dhe dinamikat sociale që …