“Rama jepe dorëheqjen”! Protesta “pushton” Tiranën

‘Rama jepe dorëheqjen’ jehon mbrëmjen e sotme në të gjithë rrugët e Tiranës.  Lumi i protestuesve të cilët sot ishte shumë më i madh se protestat e tjera u zhvendos nga kryeministria nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës.

Syri sjell një video të marshimit protestë në rrugën e Kavajës. E ndërsa koka e lumit të njerëzve që protestojnë është tek sheshi ’21 dhjetori’ fundi është tek bashkia e Tiranës.

Marshimi protestë ka vijuar më pas dhe tek ‘Vasil Shanto’ ndërsa lumi i njerëzve shkon deri tek 9-katëshet.

Në kor ata thërrasin: ‘Shqipëri e re!’, ‘Poshtë diktatura!’ ‘Rama jepe dorëheqjen!’

Ajo që vihet re është se protestuesit janë të rinj dhe të reja.

Protesta është shumë qytetare dhe nuk ka asnjë incident.

About Redaksia

Check Also

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht …