“The Guardian” shpall “Foto e Ditës” protestën kundër Ramës në Tiranë

Prestigjiozja britanike The Guardian ka përzgjedhur një nga pamjet më domethënëse të protestave në Tiranë në rubrikën e saj “Foto e Ditës”.

Bëhet fjalë për fotografinë e realizuar gjatë protestës së 10-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku mijëra qytetarë mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Media britanike e ka veçuar imazhin mes fotografive më të rëndësishme të ditës në botë, duke i kushtuar vëmendje pjesëmarrjes së lartë në protestën që prej ditësh po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Përzgjedhja e kësaj fotografie nga “The Guardian” i jep protestës një jehonë ndërkombëtare, ndërsa mobilizimi i qytetarëve kundër qeverisë ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja për shkak të masivitetit dhe vazhdimësisë së tij.

About Redaksia

Check Also

Corriere Della Sera: Igli Tare nën hetim, vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të tij

Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: …