Protestuesit thirrje galerive ndërkombëtare: Mos ekspozoni korrupsionin e Edi Ramës

Ndërkohë që Shqipëria po zien nga protestat ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ky i fundit ka vendosur të fluturojë me çarter drejt Francës.

Në kulmin e protestave, Edi Rama do të hapë një ekspozitë personale në qendrën Pompidou në Metz.

Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përdorur atë për të avancuar artin e tij, duke hapur ekspozita në disa prej galerive më të shtrenjta në mbarë botën.

Këto shpenzime luksoze nuk janë dokumentuar kurrë, ndërkohë që disa ekspertë e kanë vlerësuar artin e Ramës si shkarravina të një adoleshenti të droguar.

Pikërisht kjo ekspozitë e Ramës, në kulmin e protestave, është ironizuar edhe nga protestuesit.

Ata u kanë bërë thirrje në anglisht galerive ndërkombëtare që të mos ekspozojnë korrupsionin.

‘Mos ekspozoni korrupsionin, stop promovimit të artit të tij’, është thirrja për galeritë e huaja.

About Redaksia

Check Also

Florjan Binaj: Rama tentoi të na përçajë, ne protestojmë edhe për administratën

Aktori dhe aktivisti i njohur, Florjan Binaj, ka mbajtur një fjalim mjaft të fuqishëm dhe …