Revolta e protestuesve: Rama në burg, Belinda në burg!

Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas grumbullimit në sheshin ‘Skëndërbe’ ata janë nisur drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në ditën e 13 të protestës.

Protestuesit janë shprehur të vendosur se nuk do të dorëzohen deri në largimin e Ramës.

“Nuk ka kampionat botëror që i shpërqendron shqiptarët”, janë shprehur protestuesit.

Përgjatë 12 ditëve të shkuara, qytetarët kanë shënuar pjesëmarrje rekord në protestë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.

Paralelisht me protestën e qytetarëve, kryeministri ka organizuar një antimiting këtë të premte, për të shënuar 35 vjetorin e PS në Tiraë.

Të shumtë janë shqiptarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pikënisja për protestën masive qytetare u bë Zvërneci.

Protesta ka thyer kufijtë e Shqipërisë, ndërsa tubime të shqiptarëve janë parë edhe nga diaspora jashtë vendit, të cilët kërkojnë gjithashtu largimin e Ramës.

About Redaksia

Check Also

Sanksionet amerikane/ Miku i Ramës në listën e zezë të SHBA, kush janë 7 subjektet e tjera

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë …