Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në bashkbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale se, Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit.

Berisha tha se, ai që i thotë vetes shqiptar dhe e do këtë vend, duhet të mendojë se si ta ndihmojë suksesin e kësaj proteste.

Berisha: Mos harroni një gjë, Edi Rama është një diktator autoritar, qeveris në stilin e etërve të tij.

Do më falni, e patë mitingun e tij të djeshëm?

Çfarë ishte ai?

Ai aty lexoi elegjinë e vetes së tij, mitingu ishte një miting funebër, de facto për të gjithë ata që i ndjekin, ai miting shënoi fundin e partisë së krimit.

E një partie që u themelua në krim.

E një partie që shndërroi krimin në sistem.

E një partie që vazhdon krimin në të gjitha aspektet.

Ndaj dhe ata qytetarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e çdo shqiptari.

Nuk duhet që slogane me protagonistë opozitën e opozitës apo grupime të caktuara të dekurajojnë…

Në asnjë mënyrë.

Opozita e opozitës është vegël e qeverisë, por u garantoj se nuk është asgjë tjetër vetëm si ajo miza në shpinën e kalit, siç thotë Denis Diderot, që beson se e tërheq karrocën.

Por atë karrocë e tërheqin, atë uragan e tërheq përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Sanksionet amerikane/ Miku i Ramës në listën e zezë të SHBA, kush janë 7 subjektet e tjera

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë …