Shqiptarët në Australi i bashkohet revoltës qytetare: Duam patriot, jo piktor!

Komuniteti shqiptar në Melbourn të Australisë, ka zhvilluar një tubim masiv në mbështetje të protestës, e cila zhvillon sot tubimin e 14-të radhazi, me pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë në një revoltë popullore në Shqipëri.

Në këtë organizim u bënë bashkë shqiptarë nga mbarë Australia, si dhe bashkatdhetarë nga Zelanda e Re, të cilët u mblodhën për të shprehur shqetësimin e tyre të thellë për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe për të kërkuar më shumë përgjegjësi, transparencë dhe drejtësi nga institucionet publike.

Pjesëmarrësit ngritën pankarta dhe mesazhe të qarta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe keqpërdorimit të pasurive publike.

Ata theksuan se pasuritë kombëtare, natyra, prona publike dhe e ardhmja e vendit duhet të mbrohen me çdo kusht për t’u shërbyer ekskluzivisht interesave të qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

“Lubia si gruaja e El Çapos”/ Berisha: Të dyja të sponsorizuara dhe të kuruara nga miliardat e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një reagim të një …