Nis protesta qytetare: Rama në burg, Belinda në burg!

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, për të 14-tën ditë radhazi dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata bëjnë thirrje për ndryshim. Ditën e sotme është regjistruar një prani e madhe emigrantëve shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e tubimit.

Ndërkohë binte ne sy pankarta e veçantë që kishte paraqitur Ramën dhe Ballukun si dy gjarpërinj e ku shkruhej: Rama në burg, Belinda në burg.

About Redaksia

Check Also

Rama në zyrë për të na provokuar ne/ Protestuesit zhvendosen në hyrje të Kryeministrisë, policia “gardh” para godinës

Në përfundim të fjalimeve, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, ku janë …