Qytetarët kanë përfunduar fjalimet para kryeministrisë, ndërsa tani të udhëhequr nga studentët ta kanë nisur marshimin drejt rrugëve të Tiranës.
Një qyetare në podiumin para Kryeministrisë ka denoncuar se ka marrë telefonata kërcnuese sepse ka dalë në protestë. Ajo është shprehur se nuk do të dorëzohen sepse e kanë vrarë frikën.
“Nuk do të ndalemi nga telefonatat intimiduese që marrim çdo ditë, frika ka vdekur prej kohësh, ne nuk do të dorëzohemi. Poshtë patronazhistët”, deklaroi ajo
Gazeta RD