Eurodeputetja italiane: Qytetarët shqiptarë po ngrihen kundër një qeverie që nuk i përfaqëson!

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke e konsideruar valën e protestave si një sinjal të fortë pakënaqësie ndaj qeverisjes aktuale.

Gjatë një ndërhyrjeje në Parlamentin Europian, Salis tha se mijëra qytetarë shqiptarë kanë zgjedhur të dalin në rrugë për të shprehur kundërshtimin ndaj politikave që, sipas saj, nuk reflektojnë interesat e publikut.

Eurodeputetja, e cila ka qenë aktive edhe në debatet që lidhen me çështjen e Zvërnecit përmes amendamenteve të paraqitura në institucionet europiane, vlerësoi mobilizimin qytetar në Shqipëri dhe kërkoi që zhvillimet të ndiqen me vëmendje nga Bashkimi Europian.

Sipas Salis, ajo që po ndodh në Shqipëri nuk duhet parë vetëm si një protestë e zakonshme, por si një reagim i gjerë shoqëror për të kërkuar më shumë transparencë, drejtësi dhe përfaqësim.

“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit.

Shqipëria nuk është në shitje. Ajo që po shohim nuk është thjesht një lëvizje; është një betejë për sovranitetin popullor. Është një popull që po rimerr të drejtat e tij përballë logjikës dominuese ekonomike të kësaj axhende.

Mendoj se Europa duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri, sepse kjo është diçka e rëndësishme për Bashkimin Europian. Ky është një popull i gjallë, i aftë të mobilizohet për drejtësi dhe liri”, u shpreh ajo.

About Redaksia

Check Also

Robert Aliaj Dragot: Këtu nuk ka ministra! Këtu ka një arrogant që flet për të gjithë!

Artisti Robert Aliaj Dragot ka folur gjatë protestës qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh …