Gjykata shpall të pafajshme deputeten Albana Vokshi

Deputetja e PD, Albana Vokshi është shpallur e pafajshme edhe nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion në gjyqin për shpifje me biznesmenen Vilma Nushi.

Vendimi u dha nga togat e zeza pasi dëgjoi palët dhe prokurorin e SPAK, i cili kërkoi gjithashtu që deputetja të shpallet e pafajshme.

Avokati i biznesmenes kërkoi që Albana Vokshi të shpallej fajtore dhe të dënohej me gjobë maksimale prej 3 milionë Lekë të reja teksa kishte ankimuan vendimin e Shkallës së Parë

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, e kallëzuan Albana Vokshin për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total dhe jo 130 milionë euro, siç pati akuzuar Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Dhomë torture si e Gestapos brenda ministrisë/ Rreth 1 mijë të ndaluar në protesta

Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për …